

SHOQATA HUMANITARE
TUHINI ZVICËR
RRETH NESH
KUSH JEMI NE?
Shoqata Humanitare Tuhin Zvicër është themeluar më 03 prill 2016 në Regensdorf, Zvicër. Ajo është një organizatë e pavarur, jopartiake, jofetare dhe joqeveritare, e krijuar nga qytetarë që jetojnë në territorin e Konfederatës Zviceriane dhe që kanë origjinë nga Tuhini i Maqedonisë së Veriut.
Shoqata është themeluar me qëllim të forcimit të solidaritetit, bashkëpunimit dhe ndihmës humanitare ndërmjet bashkëvendësve, si dhe për të mbështetur projekte dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.
Misioni i Shoqatës Humanitare Tuhin është të forcojë solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet bashkëvendësve, si dhe të organizojë dhe mbështesë aktivitete humanitare, kulturore dhe sociale që kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit tonë.
Vlerat tona
Shoqata jonë vepron mbi bazën e disa parimeve themelore:
-
Humanizmi dhe solidariteti
-
Bashkëpunimi dhe respekti
-
Transparenca dhe përgjegjësia
-
Ruajtja e traditës dhe identitetit kulturor
Statusi juridik
Shoqata Humanitare Tuhin është një organizatë me status juridik të rregullt në Zvicër dhe vepron në përputhje të plotë me ligjet e Konfederatës Zviceriane, duke respektuar të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Neni 60 e vijues të Kodit Civil Zviceran (ZGB).
Angazhimi ynë
Përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme, shoqata synon të ndihmojë komunitetin, të forcojë lidhjet mes bashkëvendësve dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe mbështetjen e vendlindjes.
MISIONI YNE
KRYETAR

Nënkryetar
Sekretar
Anëtarët e Kryesisë ngushtë
Arkëtar
Zulfi Ahmeti
Demir Basha
Murat Murati
Ngadhnjim Sadiku
Albion Aliu
Argjend Lika
